Gjysmëvjetori shkollor në Strugë ka filluar me probleme për rreth 500 nxënës filloristë

Maqedonia

Gjysmëvjetori shkollor në Strugë ka filluar me probleme për rreth 500 nxënës filloristë

Më: 22 janar 2018 Në ora: 22:15
Strugë

Gjysmëvjetori i dytë shkollor në Strugë ka filluar me probleme për rreth 500 nxënës, orët mësimore të të cilëve janë shkurtuar.

Sipas 24Vesti, e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të papërgjegjshmërisë së të punësuarve në shkollën fillore “Josip Broz-Tito”. Tetë klasa, inventari shkollor dhe korridoret janë vërshuar nga uji, kështu që lagështia nuk është tharë ende.

Janë marrë masa për të rregulluar gjendjen në këtë shkollë, por për shkak të pranisë të lagështisë dhe për t’u kujdesur për shëndetin e nxënësve, orët e mësimit janë shkurtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat