Reformat në arsim në Maqedoni, SASHK-u apelon për kujdes

Maqedonia

Reformat në arsim në Maqedoni, SASHK-u apelon për kujdes

Më: 22 janar 2018 Në ora: 22:16
Ilustrim

Sindikata për arsim, shkencë dhe kulturë mbështet reformat e paralajmëruara në arsim për ciklin fillor. Kreu i SASHK-ut Jakim Nedellkov tha projekti fillimisht duhet të kalojë si pilot, pasi deri tani, sipas tij janë bërë shumë eksperimente në arsim. Nedellkov tha se infrastruktura momentale nëpër shumë shkolla dhe mënyra e realizimit të orës mësimore nuk do të lejojë zbatimin e reformave të reja.

Vlerësoj se është shumë e vështirë, organizimi i një grupi të nxënësve të punojnë, hulumtojnë, vizatojnë dhe grupi tjetër, supozojë të qëndrojë jashtë në oborrin e shkollës ose në ndonjë klasë tjetër. Rekomandimet tona ndaj përgjegjësve është që ky projekt për disa vjet të mbetet si pilot program, të bëj rotacion në disa shkolla, komuna të ndryshme si në qytet dhe pjesët rurale dhe realisht të shohim se sa ky projekt është i zbatueshëm dhe i pranueshëm dhe të sillet një përfundim të zgjidhet më e mira nga të gjitha këto reforma të paralajmëruar – tha Jakim Nedellkov, Kryetar i SASHK-ut.

Për SASHK-un është i papranueshëm çfarëdo lloj reforme që parasheh edhe largime të mësimdhënësve nga puna.

Këtë e themi shumë qartë dhe publikisht edhe qeverisë së kaluar edhe qeverisë së tanishme, posaçërisht ministres së arsimit i dërguam letër shqetësuese nëse reformohet procesi arsimor fillor dhe i mesëm, me ulje të numrit të orëve, ulje të fondit të orëve, tërheqjen e disa lëndëve mësimore, brenga jonë është e madhe në kuptim të asaj të mbetjes pa punë të shumë mësimdhënësve dhe kjo do të nënkuptonte tepricë teknologjike – deklaroi Jakim Nedellkov, kryetar I SASHK-ut.

Nga SASHK-u kërkojnë përfshirjen e tyre në përpilimin e programit të reformave dhe trajnimin e mësimdhënësve për reformat e parashikuara. Përfshirjen e tyre në këtë projekt ditë më parë e kërkuan edhe LASH. Ndër reformat e paralajmëruar në arsim janë: reduktimi I orëve dhe njësive mësimore, zgjatja e orëve mësimore nga 40 në 55 minuta dhe tërheqja e detyrave të shtëpisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat