Të shtunën mbahet takim bashkërendues i kreut të shtetit dhe partive politike më të mëdhaja në Maqedoni

Maqedonia

Të shtunën mbahet takim bashkërendues i kreut të shtetit dhe partive politike më të mëdhaja në Maqedoni

Më: 23 janar 2018 Në ora: 16:07
Ilustrim

Mediat maqedonase raportojnë se të shtunën pritet një takim të kreut shtetëror dhe të liderëve të partive më të mëdhaja në Maqedoni.

Kryeministri Zoran Zaev do të raportojë për mbarvajtjen e bisedimeve për çështjen e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Në takim do të merr pjesë edhe kryetari i shtetit Gjorge Ivanov.

Raportohet se në takim do të jenë edhe Ali Ahmeti nga BDI-ja dhe Hristijan Mickoski nga OBRM-PDUKM-ja.

Nga kabineti i Ivanovit kanë konfirmuar për Kanal 5 se ka një nismë nga Ministria për Punë të Jashtme për një takim bashkërendues për të njoftuar për propozimin e ndërmjetësuesit Nimetz për çështjen e emrit të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat