Nimic javën tjetër vjen në Shkup

Maqedonia

Nimic javën tjetër vjen në Shkup

Më: 24 janar 2018 Në ora: 16:43
Metju Nimic

Ndërmjetësuesi i OKB-së për kontestin me emrin Metju Nimic javën e ardhshme do ta viziton Maqedoninë. Data e saktë ende nuk është vendosur se kur do të mbahet por kordinimi vazhdon ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë rreth kësaj pike, njoftuan nga Qeveria.

Më 17 Janar në raundin e fundit për emrin që u zhvilluan në Nju-York, ndërmjetësuesi Nimic doli me sugjerime dhe propozime por tha se zgjidhje e këtij kontesti  shumëvjeçar është në sipërfaqe ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Në ndërkohë Qeveria i filloi konsulltimet dhe analizat nga propozimet e Nimic. Pas takimit të sotshëm të parë ndërmjet të dy kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras në Davos, është paralajmëruar kordim i spektrit politik të shtunën në Klubin e deputetëve në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat