Maqedonia pranon ndryshimin e emrit të aeroportit “Aleksandri i Madh”

Maqedonia

Maqedonia pranon ndryshimin e emrit të aeroportit “Aleksandri i Madh”

Më: 24 janar 2018 Në ora: 20:09
Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev njoftoi sot se ka pranuar të ndryshojë emrin e aeroportit ndërkombëtar të Shkupit “Aleksandri i Madh” një kusht i parashtruar nga Greqia, në përfundim të takimit në Davos me homologun grek, Aleksis Cipras.

“Qeveria jonë do të ndryshojë emrin e aeroportit dhe të autostradës që do të quhet ‘Miqësia’, për të treguar në praktikë se jemi plotësisht të vendosur në gjetjen e një zgjidhjeje për mosmarrëveshjen me Greqinë në lidhje me emrin e Maqedonisë”, njoftoi Zaev pas më shumë se tre orë bisedime me Cipras.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat