Hahn komenton takimin në mes Zaevit dhe Ciprasit

Maqedonia

Hahn komenton takimin në mes Zaevit dhe Ciprasit

Më: 25 janar 2018 Në ora: 13:55
Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn

Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka përshëndetur takimin e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, dhe atij të Greqisë, Aleksis Tsipras, në Davos të Zvicrës.

Hahn thotë se zgjidhja e kësaj çështje që ka zgjatur me vite do të jetë diçka pozitive për të dy vendet, rajonin dhe gjithë Evropën.

“Ky takim mes Tsipras dhe Zaev është lajm shumë i mirë. Tregon guxim, vizion dhe burrështetësi. Zgjidhja e kësaj çështje që ka zgjatur me vite do të jetë mirë për të dy vendet, rajonin dhe Evropën”, ka shkruar Han në profilin e tij në Twitter.

Kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë kanë rënë dakord të vendosin nën kujdesin e tyre negociatat për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Në deklaratat e përbashkëta para gazetarëve, Zoran Zaev, nënvizoi rëndësinë që ka për vendin e tij anëtarësimi në NATO dhe në BE.

Zaev shtoi se “në shenjë vullneti të mirë Qeveria jonë do të ndryshojë emrin e aeroportit dhe të autostradës që do të quhet “Miqësia”, për të treguar në praktikë se jemi plotësisht të vendosur në gjetjen e një zgjidhjeje për mosmarrëveshjen me Greqinë”, deklaroi Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat