Zaev: Jam optimist se do të gjejmë zgjidhje për çështjen e emrit

Maqedonia

Zaev: Jam optimist se do të gjejmë zgjidhje për çështjen e emrit

Më: 27 janar 2018 Në ora: 23:54
Zoran Zaev

Sot u mbajt takimi koordinues mes krerëve shtetëror në vend, në të janë informuar për propozimet konkrete të ndërmjetësit të Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Në takim morrën pjesë presidenti Gjorge Ivanov, kryeministri Zoran Zaev, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

”I informova palët në takim se ky proces do shumë përgjegjësi dhe vendosmëri. E kemi për qëllim që të sigurojmë progres dhe mbrojtje të interesave kombëtare. Duhet të angazhohemi të gjithë. Nuk do të doja t’i komentoj pozicionet e palës greke, unë jam optimist për gjetjen e koncenzusit kombëtar për këto pyetje” tha pas takimit, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat