Zoran Zaev sot në bankën e të akuzuarit për rastin “Ryshfeti”

Maqedonia

Zoran Zaev sot në bankën e të akuzuarit për rastin “Ryshfeti”

Më: 29 janar 2018 Në ora: 09:07
Zoran Zaev

Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë seanca gjyqësore për lëndën “Ryshfeti”, në të cilën i akuzuar është kryeministri Zoran Zaev, i cili dyshohet për marrje ryshfeti nga një biznesmen nga Strumica.

Gjykata e Apelit në dhjetor të vitit të kaluar vendosi që video-materialet si dëshmi, t’i kthejë përsëri në procedurë.

Gjykatësja e cila deri tani ka gjykuar lëndën, Deana Gruevska-Ilievska, nuk do të kryesojë më me lëndën, pasi është vendosur në Departamentin e të miturve.

Këtë lëndë pritet ta merr gjykatës tjetër nga Departamenti i ri i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Përndryshe, Zoran Zaev në lëndën “Ryshfet” akuzohet për kërkim të ryshfetit prej 160 mijë eurove nga biznesmeni Ivan Nikollov Saçevaliev, për legalizimin e tokës ndërtimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat