Nimic për vizitë zyrtare në Athinë, nesër në Shkup

Maqedonia

Nimic për vizitë zyrtare në Athinë, nesër në Shkup

Më: 30 janar 2018 Në ora: 10:10
Methju Nimic

Përfaqësuesi i posaçëm i KB-së në bisedimet midis Maqedonisë dhe Greqisë Methju Nimic, sot në Athinë do të ketë takime me shefin e diplomacisë greke Nikos Koxias dhe me përgjegjësin për politikë të jashtme në partinë opozitare Demokracia e Re, Jorgos Kumucakos.

Takimet dhe bisedimet në Greqi, Methju Nimic do t’i fillojë në orën 10:30 sipas kohës lokale, me takim me Jorgos Kumucakos, në një hotel në qendër të Athinës. Sipas mediave greke, takimi me përgjegjësin për politikë të jashtme është me kërkesë të ndërmjetësuesit.

Tre orë më vonë, në orën 13:30, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, përfaqësuesi i posaçëm i KB-së do të realizojë takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, ndërsa menjëherë pas takimit, sipas kumtesës zyrtare nga MPJ-ja greke, Nikos Koxias dhe Metju Nimic, bisedimet do t’i vazhdojnë në drekë pune. 

Pas Athinës, Nimic nesër vjen në Shkup në takime dyditore me kreun shtetëror të Maqedonisë.

Kryeministri Zoran Zaev dje deklaroi se beson se mundet të gjendet konsensus kombëtar në funksion të zgjidhjes së problemit me emrin, derisa zëdhënësi i Qeverisë greke Dimitris Xanakupuulos doli me vlerësim se ekziston afrim të pozicioneve të Qeverisë me një pjesë të partive greke.

Zaev tha se beson se mund të gjejmë konsensus kombëtar në funksion të zgjidhjes së problemit me emrin, e jo në funksion të bllokimit të tij apo shtyrjes së sërishme dhe tani është momenti i vërtetë të zgjidhet kjo çështje.

“Me rëndësi është të kemi kujdes edhe nga pala greke, sepse ndoshta zgjidhja do të jetë e pranueshme për ne, por nuk do të kalojë në Greqi apo e kundërta, ndoshta do të jetë e pranueshme për palën greke, ndërsa nuk do të kalojë këtu” tha Zaev.

Theksoi se në takimin e të shtunës i kanë ndarë të gjitha informacionet e mundshme që i kanë me ministrin e Punëve të Jashtme të cilët erdhën nga negociatori për emrin Vasko Naumovski. “Ndërtuam strategji, ndërsa unë e prezantova se si do të vazhdojmë në të ardhmen”, deklaroi Zaev dhe shtoi se debati është i hapur.

Ndërmjetësuesit Mezhju Nimic, i cili nesër do ta fillojë vizitën në të dy vendet, siç tha, do t’ia transmetojnë të gjitha qëndrimet tona me të gjitha argumentet dhe shtoi se në këto qëndrime ka druajtje edhe për palën greke, sepse theksoi, për qëllim kemi ajo të kalojë edhe në Greqi.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evriopiana Bujar Osmani vlerësoi se është mirë që filluan negociatat me opozitën për të arritur konsensus në vend lidhur me kontestin e emrit në prag të vizitës së ndërmjetësuesit të KB-së Metju Nimic.

“Kjo jep optimizëm dhe shpresë se me një konsensus do të ndërtojmë qëndrim shtetëror që do ta përmirësojë pozitën e vendit në prag të mbylljes së këtij kontesti” theksoi Osmani.

Ndërkohë, vlerësimi se ekziston afrim i pozicioneve të Qeverisë janë pjesë e partive greke, ndërsa me të dhe se marrëveshja eventuale do të votohet në Parlamentin grek, por se edhe Panos Kamenos nuk do të krijojë probleme, deklaroi sot zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Xanakopulos.

“Në negociatat vijmë me pozicion kombëtar, gjegjësisht emër i përbërë me përcaktim kohor apo gjeografik, tërheqje të pozicioneve dhe qëndrimeve irredentiste të fqinjit. Nëse në bazë të kësaj arrihet marrëveshje, plotësisht jam i sigurt se nuk do të kemi vetëm shumicë parlamentare, por do të kemi shumicë të gjerë parlamentare”, tha Xanakopulos.

Lideri i Grekëve të Pavarur, partneri i koalicionit në Qeverinë greke dhe ministër aktual i Mbrojtjes Panos Kamenos, ndërkohël tha se nuk beson se deri në Samitin e NATO-s do të përmbushen të gjitha parakushtet për zgjidhjen e problemit, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve çfarë do të bëjë në takimin e ardhshëm të Aleancës Veri-Atlantike.

Sipas tij, negociatat do të zgjasin gjatë, nevojitet të bëhen ndryshime kushtetuese “për shkak të pozicioneve irredentiste”, ndërsa partia e tij nuk heq dorë nga pozicioni që në emrin të mos përfshihet termi Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat