‘Kemi 3 plumba për ty’, kërcënohet me vdekje diplomati grek për shkak të negociatave me Maqedoninë

Maqedonia

‘Kemi 3 plumba për ty’, kërcënohet me vdekje diplomati grek për shkak të negociatave me Maqedoninë

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 10:28
Zoran Zaev dhe Nikos Kotzias

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, është kërcënuar me anë të një letre ku shkruhej: “Kemi tre plumba për ty!” Kjo erdhi para protestave që pritet të mbahen në Athinë të dielen kundër negociatave me Maqedoninë ku u negociua për emrin e shtetit, si dhe emrin e aeroportit.

Sipas Ministrit të Mbrojtjes Qytetare, letra ishte anonime. Letra që i drejtohej atij dhe familjes, ishte lexuar prej Kotzias, tha Nikos Toskas në ANT1.

“Ne kemi tre plumba për ty” tha ai, duke iu referuar letrës që tani e kanë në duar autoritetet.

Emri i ri i Maqedonisë, do të kalojë vështirë në parlamentet e Maqedonisë e Greqisë.

Letra ishte dërguar dje dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar dërguesit e saj.

Ministri i Mbrojtjes Qytetare e konsideroi letrën si të papranueshme dhe u bëri thirrje forcave politike që ta dënojnë atë. Ai tha se do të ishte në interesin e vendit për të pasur një klimë më të mirë.

Ky mesazh kërcënues është në kohën kur Greqia është duke bashkëvepruar me Maqedoninë për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe të dielën pritet një demonstratë paqësore. Megjithatë ministri Toskas theksoi se policia do të mbajë nën mbikëqyrje, anëtarët e ekstremit të djathtë.

Letra vjen para protestave të parapara për të dielën në Athinë, me qëllim kundërshtimin e marrëveshjeve që aktualisht po negociohen me Maqedoninë, pjesë e së cilave është edhe Kotzias.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat