Aeroporti “Aleksandri i Madh” riemërohet në “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup”

Maqedonia

Aeroporti “Aleksandri i Madh” riemërohet në “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup”

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 23:28
Foto arkiv

Në seancën e fundit, Qeveria miratoi vendimin për riemërimin e aeroportit “Aleksandri i Madh” në “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup”. Po ashtu është marrë vendim që edhe autostrada që mbante të njëjtin emër si aeroporti, të quhet “Miqësia”, ashtu siç edhe kishte deklaruar vetë kryeministri Zaev, pas takimit me homologun e tij grek Akelsis Cipras.

Sot sollëm vendim që autostrada që na lidh nga kufiri verior me atë jugorë ta riemërojmë si “Autostrada Miqësia” por gjithashtu sollëm vendim që emri i aeroportit ndërkombëtarë të quhet “Aeroporti Ndërkombëtarë Shkupi – deklaroi kryeministëri Zoran Zaev. 

Por ende mbetet e paqartë çështja e emrit të shtetit të Maqedonisë. Për këtë ka reaguar edhe shefi i diplomacisë greke Nikos Kocijas, i cili i porositi autoritetet në Shkup që publikisht të tregojnë se çfarë qëndrimi kanë për emrin e përbërë dhe të përgatisin opinionin publik, ashtu siç po bën Greqia. Në një intervistë për Eueronjus, Kocijas theksoi se pala greke preferon përcaktues, respektivisht mbiemër që do të ketë “Nuancë sllovene në fonetikën e saj”.

Qeveria Greke mori përgjegjësi dhe publikisht tha se dëshiron ndryshim të emrit dhe se ky do të jetë një emër I përbërë për të gjitha përdorimet me përcaktues konkret dhe publikisht dolëm e thamë se ky emër do të përmbajë termin “Maqedoni”. Ne po e kryejmë detyrën tonë. Ende po presim nga Shkupi, përfundimisht të dalë e të flasë së cili do të jetë mbiemri para emrit dhe ta sqaroj këtë para popullit. Ne po e përgatisim opinionin grek dhe siç po e shihni po përballemi me vështirësi. Nuk e shoh se pala tjetër po e bën të njëjtën përgatitje dhe më duhet të them se jam shumë i shqetësuar, madje edhe tani që po e bëjmë këtë intervistë – deklaroi Nikos Kocijas, ministër i Jashtëm i Greqisë.

Kryeministri Zoran Zaev sot për herë të parë tha se Qeveria maqedonase është e gatshme që të pranojë emër me përcaktime gjeografike duke mos bërë të ditur mbiemra konkret që do i shtoheshin termit Maqedonia. Ai tha se është e rëndësishme që të vazhdojnë bisedimet me Athinën zyrtare, gjithmonë nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve, që sa më shpejt të arrihet deri te zgjidhja. Zaev tha se publikimi i detajeve të marrëveshjeve nuk do e ndihmonte procesin, përkundrazi do e ngadalësonte gjetjen e zgjidhjes.

Ne jemi të gatshëm për përcaktime gjeografike. Këtu do të ndalem paksa sepse është çështje themelore. Duhet të japim shanse që përmes bisedimeve të arrijmë deri në zgjidhje. Në të njëjtën kohë vendosëm bashkë që çdo ide e mundshme që do na shpie deri në zgjidhje, qoftë draft versioni i marrëveshjes ndërkombëtare që do e qartësojë atë që veç më është zgjidhur, siç janë simbolet MK ose MKD dhe punë të tjera, ndërsa tjetra çështje themelore do të ishte që të vazhdohet me takime të liderëve nën monitorimin e Kombeve të bashkuara përmes Nimitcit, duke i shfrytëzuar edhe takimet bilaterale pa dallim nëse ajo është mes meje dhe Ciprasit apo mes ministrave të punë të jashtme Dimitrov dhe Kocijas. Gjithçka që mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemit duhet ta shfrytëzojmë – dekloroi kryeministër Zoran Zaev.

Për bisedimet për emrin ka reaguar partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE. Ata kërkojnë detaje nga marrëveshja e Davosit mes Zaev dhe Cipras. Kjo parti akuzon pushtetin se ka degraduar demokracinë e vendit.

Për çfarë është marrë vesh Zaevi në Davos, në takimin me kryeministrin grek, Cipras, VMRO-DPMNE.

Pse autoritetet greke insistojnë që të mos dilet nga korniza e asaj marrëveshjeje? Çfarë fshihet nga opinioni maqedonas? Në vend mbizotëron një heshtje e plotë për këto çështje për të cilat ka filluar të flitet shpesh. Qeveria shmangë përgjigjet dhe çdo ditë bëhet de-fokusim me tema të ndryshme. Prandaj, njerëz të pafajshëm dhe patriotët akuzohen për terrorizëm dhe mbahen në paraburgime.”

Së shpejti pritet një takim tjetër mes dy kryeministrave Zaev dhe Cipras, kurse ditë më parë mediat greke raportuan për një marrëveshje të mundshme mes dy vendeve deri në fund të këtij muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat