TAV Maqedonia: Emrin e aeroportit do ta ndryshojmë pas publikimit të vendimit në Gazetën Zyrtare

Maqedonia

TAV Maqedonia: Emrin e aeroportit do ta ndryshojmë pas publikimit të vendimit në Gazetën Zyrtare

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 15:53
Aeroporti

“Ne monitorojmë zhvillimet, dhe ne do të veprojmë në përputhje me udhëzimet e marra nga Qeveria”. Kjo ishte përgjigjja e shkurtër që për “Makfaks” e dhanë nga “TAV Maqedonia” mbi disa pyetje rreth emrit të aeroportit.

Procedura për riemërimin e autostradën ” Aleksandri i madh” në Korridorin e 10, si dhe aeroportin “Aleksandri i madh” në Shkup do të fillojë pas botimit të vendimit në “Gazetën Zyrtare”

Qeveria në sesionin e djeshëm vendosi për aeroportin “Aleksandri i madh” të quhet “Shkupi”. Qeveria e OBRM-PDUKM-së e ndryshoi emrin në dhjetorë të vitit 2006. Ky emërim i përkeqësoi marrëdhëniet në mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat