Shilegov: Për shkarkimin e drejtorëve të shkollave, duhet të ketë fakte dhe arsye

Maqedonia

Shilegov: Për shkarkimin e drejtorëve të shkollave, duhet të ketë fakte dhe arsye

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 16:34
Petre Shilegov

Plenumi i arsimtarëve në vend që të shkruajë letër, duhet të dorëzojë dëshmi tek unë si kryetar i Bashkisë ose Sektpri i Arsimit, që më pas Bashkia të nis procedurë për ndryshimin e drejtorëve në shkollat e mesme, nëse ka joligjshmëri në punën e tyre, tha sot Petre Shilegov, në lidhje me ndërrimin e drejtorëve të shkollave.

“Në vend që të shkruajnë letër, duhet dëshmi për punën e tyre eventuale joligjore në shkolla dhe t’i dorëzojnë tek unë si kryetar i Bashkisë ose Sektori i Arsimit”, tha Shilegov.

Ai shtoi se nuk mund që kryetari i komunës, me vetëm një letër të shkarkojë ose emërojë drejtorë të shkollave ose çfarë do institucioni tjetër.

“Ekzistojnë mundësi ligjore dhe përderisa ekzistojnë fakte dhe ka arsye, nuk shoh pse të mos vijë deri tek ndryshimi i drejtorëve”, tha Shilegov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat