Maqedoni, në blerjet online ka edhe tregti joligjore me armë

Maqedonia

Maqedoni, në blerjet online ka edhe tregti joligjore me armë

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 18:26
Ilustrim

Përdorimi i faqeve të internetit për shitblerje të gjësendeve sa shkon e rritet. Por shpesh herë ndodhë që në forumet e shpalljeve online të shiten armë dhe lëndë tjera të rrezikshme të cilat janë të ndaluara me ligj.

Nga MPB-ja thonë se Njësiti për tregti ilegale të armëve e monitoron shitblerjen e armëve online dhe kontrollon nëse shitësit kanë leje për armëmbajtje. Edhe pse nuk dhanë numër të saktë, nga MPB-ja thanë se shpesh herë kanë marrë masa duke ngritur edhe padi ndaj personave që në internet shesin armë pa leje.

Nga ana e këtij njësiti janë zbuluar persona të cilët shesin municion të armëve nëpër ueb faqe. Ndaj tyre janë ndërmarrë masa dhe është ngritur padi penale. Shpesh herë, në mënyrë ilegale shiten pistoleta për ndriçim dhe sinjalizues zëri.

Ndër shitblerjet online, të cilat janë ilegale hynë edhe lëndët narkotike. Zv.drejtori i Doganave, Lavdrim Veliu thotë se nëpërmjet shërbimit kargo, doganierët shpesh hasin edhe në substanca të ndryshme narkotike.

Veliu thotë se nëpër shërbimin kargo doganierët deri tani nuk kanë hasur në armë. Një gjë të tillë e kanë zbuluar vetëm nëpër pikat kufitare. Për personat të cilët pa leje të MPB-së mbajnë, shesin, apo i mundëson ndokujt që të vijë deri tek arma e pa lajmëruar, neni 396 i Ligjit për Armë parasheh nga 3 deri në 10 vjet burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat