Ivanov në takim me kryeministrin turk Yldirim

Maqedonia

Ivanov në takim me kryeministrin turk Yldirim

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 15:56
Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Turqi, sot në Ankara u prit nga kryeministri turk Binali Yildirim, me ç’rast u organizua një drekë pune, transmeton Anadolu Agency (AA).

Yildirim, dhe Ivanov kanë theksuar se bashkatdhetarët turq që jetojnë në Maqedoni janë një nga elementet më të rëndësishme të urës së vëllazërisë mes dy vendeve.

Yildirim, dhe Ivanov po ashtu kanë shprehur kënaqësinë nga avancimi i lidhjeve të forta dhe vëllazërore mes dy vendeve me vizitat reciproke të cilat janë shtuar kohëve të fundit.

Presidenti i Maqedonisë Ivanov ka falënderuar Turqinë për mbështetjet e saj për integrimin e Maqedonisë në institucionet euroatlantike.

Përndryshe, presidenti Ivanov me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi.

“Në takimet që do të realizohen gjatë vizitës, do të diskutohet për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tashmë të shkëlqyera maqedonase-turke, ndërsa do të shqyrtohen hapat që duhet bashkërisht të ndërmerren për prosperitetin, paqen dhe zhvillimin e Ballkanit”, ka njoftuar më herët Presidenca e Republikës së Turqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat