Zaev: Disa gjykatës që i shërbyen Gruevskit, më vardisen edhe mua!

Maqedonia

Zaev: Disa gjykatës që i shërbyen Gruevskit, më vardisen edhe mua!

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 12:31
Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë në Berlin pas përfundimit të vizitës ka thënë se një pjesë e gjykatësve që i kanë shërbyer Gruevskit tani dëshirojnë t’i shërbejnë atij, njofton Sdk.mk.

Në debatin për Maqedoninë organizuar nga Fondacioni Fridrih Ebert nga pjesëmarrës gjerman i është bërë pyetja: Si do ta zbatojë reformën gjyqësore që të sigurojë gjyqësi të pavarur, me faktin që një pjesë e gjykatësve i kanë shërbyer regjimit autoritar?

“Disa gjykatës tani duan të jenë të mirë edhe me ne. Por nuk është e nevojshme të jenë asisoj, duhet të punojnë dhe të ndjekin ligjin”, ka thënë Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat