Shkupi sot do të dridhet nga protesta shqiptare

Maqedonia

Shkupi sot do të dridhet nga protesta shqiptare

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 12:05
ilustrim

Në Shkup sot do të mbahet protesta e radhës për drejtësi dhe zbardhjen e rasteve të montuara kundër shqiptarëve.

Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik Shqiptar, Shpëtim Pollozhani tha për INA se kjo protestë duhet të jetë sa mgë masovike, që të ngritet zëri kundër padrejtësive dhe rasteve të montuara, që është koha e fundit të zbardhen në tërësi.“Protesta mbahet në shenjë revolte kundër të gjithë proceseve të fabrikuara që nga viti 2001 deri në ndërrim të pushtetit pas zgjedhjeve parlamentare. 

Protestojmë kundër aktgjykimeve të fabrikuara në bazë të dëshmitarëve të fshehur- shpifur dhe kundër dhjetëra shkeljeve procedurale për sjelljen e vendimeve – dënim me burg të përjetshëm për dhjetëra shqiptarë. 

Kërkojmë rigjykim për rastin ’Alfa’, ‘Lagja e trimave’ dhe shume raste të tjera. Moto e protestës: E vërteta në shesh, në burg dergjen njerëz-prindër të pafajshëm”, theksoi Pollozhani. Protesta do të mbahet në ora 13:00 para sheshit “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat