Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp theksoi se riformatimi i mundshëm i qeverisë do të ndodhë për shkak të konsolidimit të shumicës parlamentare.
“Nëse ka veprim të paligjshëm, nuk ka riformatim të Qeverisë por padi penale dhe hetime para prokurorisë. Bëhet fjalë për një rishikim të të gjitha rezultateve dhe aktiviteteve në periudhën prej 10 deri në 12 muaj, ku mund të shohim nëse jemi të kënaqur, para së gjithash qytetarët, dhe të gjithë ne jemi përgjegjës ”, deklaroi Zaev.