Menduh Thaçi në takim me Afrim Gashin, diskutojnë për bashkëpunim

Maqedonia

Menduh Thaçi në takim me Afrim Gashin, diskutojnë për bashkëpunim

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 20:46
Menduh Thaçi në takim me Afrim Gashin

Kryetari i zgjedhur nga përkrahësit e Shkupit të Lëvizjes Besa, Afrim Gash, sot ka realizuar takim me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi.

Takimi është zhvilluar në selinë e PDSH-së në Tetovë, ndërsa këto takime ishin paralajmëruar nga Gashi që nga momenti i zgjedhjes së tij si kryetar i Lëvizjes Besa.

Sipas Gashit, këto takime kanë për qëllim që të vendosin klimë të re politike dhe ura komunikimi me partitë tjera, sidomos ato shqiptare, për të dhënë kontributin në momentit në të cilin ndodhet Maqedonia, e cila sipas tij, është në prag të anëtarësimit në NATO.

Paraprakisht, Afrim Gashi ka takuar edhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Selën, ndërsa janë paralajmëruar edhe takime me kryetarët e partive tjera politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat