Zaev ka vendosur veto për ndryshimin e Kushtetutës dhe për emër pa përkthim

Maqedonia

Zaev ka vendosur veto për ndryshimin e Kushtetutës dhe për emër pa përkthim

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 12:19
Zoran Zaev

Në komentet e intervistës së djeshme të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev për “Euronjuz” mediat greke e shfrytëzojnë deklaratën e Angela Merkel nga pres-konferenca e përbashkët në Berlin, pikërisht me të për atë se “deklaratat publike munden më shumë ta dëmtojnë procesin”.

“Burimet diplomatike greke pyetjen se cili është qëllimi i potencimeve publike nga pala e Shkupit, për të cilët negociohet, duke përkujtuar në deklaratën e paradokohshme të kancelares gjermane Merkel se ky është art diplomatik dhe për këtë nuk duhet të flitet në konferenca për media, por prapa dyerve të mbyllura. Besoj se deklaratat publike më shumë mund ta dëmtojnë sesa të jenë në dobi të procesit”, publikon “Euronjuz” në tekstin, që e ndan së bashku me intervistën e djeshme të kryeministrit Zaev.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, mediat greke, i transmetojnë dy intervistat e djeshme e kryeministrit të Maqedonisë për “Shpigel” dhe për “Euronjuz”, duke e vendosur theksin në mesazhet se nuk nevojitet ndryshim i Kushtetutës dhe se nuk pajtohet që emri të jetë pa përkthim.

“Për informacionet se marrëveshja greke propozon emra me një emër të vetëm sllav, pa përkthim, Zoran Zaev vendosi veto”, komenton televizioni Antena.

“Ndoshta kryeministri i IRJM gjatë çfarëdo qoftë prononcimi të tij e përsërit vullnetin e tij për zgjidhje, por duke sikur nuk është i përgatitur të heq dorë nga çështjet e mëdha dhe me gjemba. Edhe pse që nga fillimi dihej se nuk është në pozicion të bëjë revizion të Kushtetutës, për shkak të mungesës së shumicës së nevojshme në Kuvend, Athina dërgoi mesazh se nuk ekziston marrëveshje pa revizion”, shkruan onlajn botimi i “Proto temës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat