VMRO-ja akuzon Qeverinë Zaev për terrorizëm ekonomik

Maqedonia

VMRO-ja akuzon Qeverinë Zaev për terrorizëm ekonomik

Më: 1 mars 2018 Në ora: 10:49
VMRO-DPMNE

Qeveria në krye me Zoran Zaevin që të tërheq vëmendjen nga politikat katastrofale ekonomike dhe antishtetërore, drejton gishtin ndaj atyre që nuk mendojnë njëjtë si ta duke i shpallur terroristë, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

“LSDM sillet në mënyrë të pakontrolluar me paratë e qytetarëve. Kjo qeveri në krye me LSDM në nëntë muajt e sundimit qytetarëve u ka kushtuar 1.4 miliardë euro. Projekte nuk ka, paga të larta dhe pensione nuk ka, standard më të mirë nuk ka! Jemi dëshmitarë për terrorizëm ekonomik ndaj Maqedonisë dhe qytetarëve të saj”, kanë thënë në VMRO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat