Qeveri reformatore nuk është e fokusuar njëmend që të përmbushë reformat

Maqedonia

Qeveri reformatore nuk është e fokusuar njëmend që të përmbushë reformat

Më: 2 mars 2018 Në ora: 14:23
Ilustrim

Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev e cila po mbanë epitetin dhe pretendon se ëhstë Qeveri reformatore sipas analistëve po ngec në miratimin dhe zbatimin e tyre në shumë fusha të shoqërisë, shkruan Zhurnal.

"Nuk mendoj se kemi ngecje në reformave, sepse ne po shohim agjendën e ngarkuar dhe përpjekjet e shumta që i gjithë kabineti qeveritar në organizim dhe koordinim të proceseve. Mund të themi se, ndoshta tempoja e reformave nuk arrinë plotësishtë që në kohë të përpiktë të finalizoj planet, por duhet të jemi objektiv sikurse kemi thënë edhe më herët, kemi të bëjmë me 4 ngarkesa të mëdha që kësaj Qeverie i kanë rënë në hise të ballafaqohet: 1) Shteti është trashëguar në një gjendje "klinike" të rënduar tej mase me probleme finansiare dhe borxhe të mëdha, 2) Kjo qeveri ka trashëguar një pushtet ku marëdhëniet ndëretnike dhe ndërshtetërore ishin të brishta, dhe s'do mend se e gjithë kjo që të normalizohet kërkonë kohë dhe mundin e duhur, 3) Reformimi i sistemit shtetërorë, që është jashtëzakonishtë i vështirë dhe i komplikuar që të zbatohet duke filluar që në atë gjyqësor, ekzekutiv dhe legjistativ i cili është infektuar me vite nga tre epidemi dhe atë;  Korrupsion, politizim të skajshëm dhe nepotizim, 4) Ka të bëjë me një barrë goxha të rëndë historike që mbanë shtetin peng të mos progresit dhe eurointegrimeve, që gjithashtu i ka rënë në hise kësaj qeverie dhe ajo është kompromisi për ndryshimin e emrit, i cili kompromis dhe marëveshje po komplikohet dhe rëndohet nga barierat që po i krijon edhe opozita maqedonase", vlerësoi për Zhurnal, Hasim Murtezani, analist.

Nga ana tjetër, opinionisti Mirlind Xhemaili thekson se Qeveria ,,reformatore” sipas mendimit tim shkon në drejtim të gabuar , sepse kjo Qeveri Zaev-Ahmeti, nuk është e fokusuar njëmend që të përmbushë reformat e premtuara. 

"Kjo qeveri kinse e thirur reformatore, funksionon njejtë si qeveritë e kaluara, duke i future në funksione të larta shtetërore (ministra, zv.ministra, zv. Kryeministra, sekretar shtetëror, drejtorë dhe punësime në administrate), vetëm ushtarët partiak të LSDM-së dhe BDI-së, më e keqja e kësaj është se udhëheqësit kyç të kësaj “QEVERIE REFORMATORE” janë njerëz të korruptuar dhe akuzohen disa prej tyre për keqpërdorime të detyrave zyrtare të mëparshme, po ashtu gjykatat janë të politizuar dhe gjithçka varet prej pushtetarëve në gjykata, dhe nga e gjithë kjo katrahur që po bëhet me këtë qeveri “reformatore” janë vetëm hedhje pluhur syshë qytetarëve, sepse reformat nuk bëhen me udhëheqës të korruptuar dhe me punësimin e ushtarëve partiak", theksoi Mirlind Xhemaili, opinionist.

Sipas tij, më e keqja e gjithë kësaj qeverie ‘’reformatore’’ është edhe udhëheqësi kryesor  Kryeministri Zoran Zaev , sepse edhe ai vetë akuzohet nga gjykata për korrupsion , me këto lloj funksionarësh reformat munt ti ndëgjojmë vetëm si pallavra politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat