Ademi: Djegia e fotografisë së Zaevit, akt primitiv

Maqedonia

Ademi: Djegia e fotografisë së Zaevit, akt primitiv

Më: 4 mars 2018 Në ora: 16:04
Zoran Zaev

Djegia e fotografisë së kryeministrit Zoran Zaev në Australi nga ana e disa individëve të diasporës maqedonase për mua është akt primitiv, shkruan në Fejsbuk ministri përgjegjës për diasporën, Edmond Ademi.

“Akt që është pasojë e politikës nacionaliste dhe izolative e ish qeverisë e bazuar në ndarje, urrejtje dhe frikë që për fat të keq ishte përkrahur nga një pjesë e diasporës. Ajo politikë 11 vitet e fundit cenoi interesat e shtetit dhe e solli vendin në kulmin e shpërbërjes. Diaspora maqedonase është me rëndësi për këtë process dhe në vend të jetë vegël e qëllimeve partiake, pres të jetë urë e lidhjes mes Maqedonisë dhe botës”, ka shkruar Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat