Takim i kryetarit të Lëvizjes BESA Gashi me kryetarin e Partisë Kombëtare Turke, Ibrahim

Maqedonia

Takim i kryetarit të Lëvizjes BESA Gashi me kryetarin e Partisë Kombëtare Turke, Ibrahim

Më: 6 mars 2018 Në ora: 16:53
Pamje nga takimi

Në vazhdën e takimeve që kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, i realizon me drejtuesit e partive të tjera politike në Maqedoni, sot realizoi takim me kryetarin e Partisë së Lëvizjes Turke në Maqedoni, Enes Ibrahim.

Në këtë takim miqësor, siç theksohet në kumtesë, kryetari Gashi dhe kryetari Ibrahim konstatuam bashkërisht se Maqedonia gjendet në një kapërcyell të rëndësishëm të historisë së saj dhe prandaj kërkohet ndërgjegjësim nga të gjitha etnitë në vend, duke e vlerësuar momentin e anëtarësimit në NATO dhe zgjidhjen e kontestit të emrit të shtetit.

Përkitazi me këtë kryetari Gashi e përsëriti qëndrimin tashmë të njohur se Lëvizja BESA është e gatshme të ndihmojë në këtë proces kaq të rëndësishëm për vendin. Ndërkaq, nga ana e tij, Enes Ibrahim, edhe si pjesëmarrës në qeverinë e vendit, shprehu falënderim për angazhimin e Lëvizjes BESA, ndërsa theksoi se edhe ai sheh te Besa një aleat me të cilin edhe mund të bashkëpunohet në të ardhmen, nënvizohet në kumtesën e partisë. Gashi me takimet e këtilla do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat