Kuvendi në kuartalin e fundit të vitit të kaluar ka miratuar 28 ligje, prej të cilëve 12 me procedurë të shkurtuar

Maqedonia

Kuvendi në kuartalin e fundit të vitit të kaluar ka miratuar 28 ligje, prej të cilëve 12 me procedurë të shkurtuar

Më: 7 mars 2018 Në ora: 14:44
Kuvendi i Maqedonise

Në tre muajt e fundit vitin e kaluar Kuvendi ka miratuar 28 ligje, prej të cilave tre janë të reja, 16 janë ndryshime, ndërsa nëntë janë ratifikime. Nga ligjet e miratuara 12 janë me procedurë të shkurtuar, ndërsa shtatë në procedurë të rregullt. Në periudhën mbikëqyrëse është miratuar vetëm një ligj për harmonizim me të drejtën e BE-së, tregon raporti i katërt i Asociacionit qytetar MOST për mbikëqyrjen e punës së Kuvendit të RM-së.

"Në periudhën në Kuvend në vijim kanë qenë gjithsej 63 procedura për miratim ose ndryshim të ligjeve, 28 ligje janë miratuar, 31 ligje janë në procedurë, dy janë të papranueshme, ndërsa dy janë tërhequr. Nga ligjet e miratuara, tre janë të reja, 16 janë ndryshime të ligjeve ekzistuese, ndërsa nëntë certifikime. Nga ligjet e miratuara 12 ligje janë miratuar me procedurë të shkurtuar (63%), ndërsa 7 (37%) me procedurë të rregullt", thuhet në raportin e MOST-it.

Më shumë ligje - 12, janë miratuar në dhjetor, ndërsa në një ditë, më 22 dhjetor të vitit 2017, janë miratuar gjithsej 10 ligje, prej të cilave 7 me procedurë të shkurtuar dhe 3 me procedurë të rregullt, që paraqet 52,6 për qind nga numri i përgjithshëm i ligjeve të miratuara në periudhën mbikëqyrëse.

MOST e ka analizuar edhe punën e komisioneve dhe analizë të punës së komisioneve edhe atë përmes transparencës, cilësisë së procesverbaleve dhe përfshirjes së palëve të tanguara.

Për transparencë Komisioni për kulturë, Komisoni për çështje të punës dhe mandatit-imunitetit dhe Komisionit juridiko-ligjdhënës kanë marrë mbi 50 pikë indeksi nga 100 pikë të mundshme, gjashtë komisione kanë marrë nga 30 deri në 50 pikë indeksi nga 100 pikë të mundshme, që paraqet përmirësim lidhur me periudhën paraprake të monitorimit, kur ka pasur tre komisione të këtilla.

Në raport është analizuar edhe puna e deputetëve. Dhjetë ligje kanë propozuar nga gjithsej 20 deputetë, janë miratuar gjashtë ligje me propozim nga gjithsej 10 deputetë, të papranueshme kanë qenë 2 ligje nga periudha paraprake të cilët janë miratuar nga deputetë, ndërsa në procedurë janë nëntë ligje të miratuara nga deputetë, edhe atë tre ligje të propozuar nga gjithsej 14 deputetë dhe gjashtë ligje të propozuara nga deputetë në periudhën paraprake të monitorimit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat