LSDM-ja e kryeministrit Zoran Zaev, është jo mirënjohëse ndaj "aleatëve" të vet shqiptarë

Maqedonia

LSDM-ja e kryeministrit Zoran Zaev, është jo mirënjohëse ndaj "aleatëve" të vet shqiptarë

Më: 9 mars 2018 Në ora: 13:29
Zoran Zaev

LSDM-ja e kryeministrit Zoran Zaev, definitivisht është jo mirënjohëse ndaj "aleatëve" të vet shqiptarë, që e sollën këtë parti në pushtet, kështu thonë për Zhurnal njohës të zhvillimeve politike në MAqedoni, duke komentuar mbi tktizimet politike të LSDM-së rreth miratimit të ligjit për gjuhët, në këtë rast ligjit që avancon gjuhën shqipe.  

"LSDM-ja e kryeministrit Zoran Zaev, definitivisht është jo mirënjohëse ndaj "aleatëve" të vet shqiptarë, që e sollën këtë parti në pushtet. Së pari, shkelmoi Zijadin Selën, i cili u sakrifikua për të marrë pushtetin kjo parti maqedonase, bëri lojëra politike rreth Lëvizjes Besa, që sollën deri te përçarja e saj dhe është duke injoruar BDI-në, partnerin kryesor në qeveri, e cila, ndonëse këtë nuk e pranon publikisht, po kërkon alternativa të tjera", thotë për Zhurnal, Ismail Arsllani, analist. 

Sipas tij, kjo parti maqedonase shumë shpejt harroi se shqiptarët i dhanë asaj 70-80 mijë vota dhe në radhët e saj ka shumë anëtarë shqiptarë, madje edhe në udhëheqësi, andaj për çdo tradhti ndaj shqiptarëve, siç po ndodh kohëve të fundit, do ta paguajë faturën. 

"Mund të ndodh durimi i shqiptarëve të marrë fund dhe ata t'i japin një goditje kësaj partie. Shihet qartë se LSDM-ja në pushtet po jep shumë premtime, pra edhe shqiptarëve, por, pavarësisht nga vullneti i shprehur, nuk ka kapacitet që këto premtime t'i zbatojë në jetë, ndaj dhe, si po kalon koha, ajo po e humb kredibilitetin dhe dobëson pozicionin e vet në pushtet", nënvizoi Arsllani.

Nga ana tjetër, analisti politik Faik Krasniqi thekson se ata shqiptarë që kanë garuar nën siglën e LSDM-së, një parti sllavomaqedonase, nuk kanë shkuar në atë parti që të punojnë për interesa të shqiptarëve.

"Ata shqiptarë që kanë garuar nën siglën e LSDM-së, një parti sllavomaqedonase, nuk kanë shkuar në atë parti që të punojnë për interesa të shqiptarëve. Kanë shkuar aty për interesat e tyre personale. Tek e fundit nuk i llogaris edhe si shqiptarë. Sidoqoftë, ata janë përgjegjësit kryesorë që mbi 80 mijë vota të shqiptarëve ose 9 deputetë i shkuan LSDM-së", theksoi për Zhurnal, Faik Krasniqi, analist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat