Grante nga Japonia për projekte në shëndetësi dhe shkolla fillore në Maqedoni

Maqedonia

Grante nga Japonia për projekte në shëndetësi dhe shkolla fillore në Maqedoni

Më: 9 mars 2018 Në ora: 17:01
Pamje nga takimi

Japonia ndau grante në shumë të përgjithshme prej 428.066 euro për nëntë projekte për pesë institucione publike dhe për katër shkolla fillore. Ata do t’i dedikojnë paratë për rikonstruime hapësinore, furnizim të pajisjeve dhe për automjete mjekësore transportuese. Janë ndarë përmes programit GGP – Grant-ndihmë për mbështetje të projekteve të vogla për siguri njerëzore.

Grante morën shkollat fillore “Vëllezërit Milladinovci” nga Kumanova, “Dobre Jovanovski” nga prilepi, “Shën Klimenti i Ohrit” nga Manastiri, “Ismail Qemali” nga fshati Cërnilishtë në komunën Dollnen, klinikat për gjinekologji dhe obstetrikë dhe për kirurgji digjestive në Shkup, Shtëpia e shëndetit “Goce Dellçev” në Dellçevë, Spitali klinik nga Shtipi dhe Instituti për sëmundje respiratore tek fëmijët – Kozle.

“GGP ka histori të gjatë në Maqedoni. prej vitit 1996 implemetuam 129 projekte. Këtë vit kemi nëntëp projekte me mbi 428.000 euro, që është nfihma GGP më e madhe e ndarë në një vit. Me tp treguam përkushtimin e Japinisë në përforcimin e lidhjeve tona të vazhdueshme bilaterale me Maqedoninë. Ne, qytetarët e Japnisë, si miq të Maqedonisë, jemi shumë të lumtur për të gjitha gratë, burrat dhe fëmijët të cilët do të kenë dobi nga këto projekte”, tha ambasadorja e Japonisë, Keiko Haneda gjatë nënshkrimit solemn të marrëveshjeve.

Për grantet e ndara u falënderuan zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, si dhe koordinues nacional për ndihmë të huaj në Maqedoni, Bujar Osmani, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ministrja e Arsimit, Renata Deskoska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat