Zaev: Nuk ka vend për tolerancë për veprimet e jashtëligjshme

Maqedonia

Zaev: Nuk ka vend për tolerancë për veprimet e jashtëligjshme

Më: 10 mars 2018 Në ora: 15:14
Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev lidhur me arrestimin e një funksionari të MPB-së nën dyshimin për keqpërdorimin e pozitës zyrtare në rrjetin social “Facebook” shkruan se nuk i di detajet për rastin por i motivon institucionet të realizojnë hetim profesional dhe të sjellin vendime të bazuara në fakte.
“Institucionet duhet që të jenë në shërbim të qytetarëve dhe në funksion të sundimit të së drejtës”.

Gjithashtu Zaev ka shkruar se nuk ka vend për tolerancë për veprimet e jashtëligjshme.

Ndërkohë Prokuroria Themelore Publike – Shkupi po jep udhëzime dhe po merret me rastin për zyrtarin e arrestuar të Ministrisë së Brendshme, me iniciale D.S., i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Pritet gjatë ditës Prokuroria Publike të dalë me më tepër informacione për rastin.
Nga Ministria e Punëve të brendshme tani për tani nuk shpalosin detaje rreth arrestimit të funksionarit të tyre D.S , i punësuar në kabinetin e Ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Sipas urdhrit të Prokurorisë Publike, u privua nga liria D.S., një punonjës i kabinetit të Ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski, me dyshimin për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 353 të Kodit Penal “shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”.

Një pjesë e mediave jozyrtarisht publikuan se D.S ka qenë i arrestuar për mito.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat