Policia dhe administrata e burgut në grevë, ja kërkesat e tyre

Maqedonia

Policia dhe administrata e burgut në grevë, ja kërkesat e tyre

Më: 11 mars 2018 Në ora: 09:11
Ilustrim

Sindikata e pavarur e policisë së burgut dhe administratës së Qendrës së ndëshkimit, Burgut të Shkupit organizon grevë, gjegjësisht marsh, i cili do të mbahet nesër para ministrisë së financës.

Kërkesa e policisë është që të rritet vlerësimi dhe pikët e të punësuarve dhe të realizohen punësime të reja, me mundësi të marrjes së ushtarëve profesional pas pensionimit.

Marshi pritet të fillojë në 12 e 30, ndërkaq pika e takimit të protestuesve është hotel “VIP” pranë panairit të Shkupit.

Policët do të marshojnë drejt Qeverisë dhe nga aty do të drejtohen drejt ministrisë së financës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat