Filipçe: Së shpejti do të mësohet si do të financohet ndërtimi i Qendrës Klinike

Maqedonia

Filipçe: Së shpejti do të mësohet si do të financohet ndërtimi i Qendrës Klinike

Më: 11 mars 2018 Në ora: 16:08
Venko Filipçe

“Në zhvillim janë negociatat me kreditorët dhe së shpejti do të bëhet e ditur se si do të financohet ndërtimi i Qendrës Klinike, në lokacionin e ri pranë spitalit të Bardovcit”, tha sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Ajo që duhet të fitohet është një bllok i ri i ndërtesës, e cila duhet të bashkohet me dy ndërtesa, të cilat tashmë janë gati për rinovim, duke përfshirë edhe ndërtesën e re të gjinekologjisë, të cilës vetëm pas disa viteve të funksionimit duhet t’i rinovohet çatia sepse lëshon ujin”, tha Filipçe, i cili mori pjesë në përkujtimin e deportimit të hebrenjve nga Shtipi.

Ai shtoi se me ndërtimin e Qendrës së re Klinike në lokacionin ekzistues, nuk do të fitohet qendër e re moderne.

Ndërsa sa i përket ndërtimit të spitalit të ri në Shtip, Filipçe tha se është me dinamikë të vonuar për shkak të kushteve të motit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat