Sipas QMBN në zgjedhje LSDM do kishte pësuar humbje

Maqedonia

Sipas QMBN në zgjedhje LSDM do kishte pësuar humbje

Më: 12 mars 2018 Në ora: 13:44
Aleksandar Kërzhallovski

Në emisionin “360 gradë”, Aleksandar Kërzhallovski, ish drejtor i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), foli për ligjin për përdorimin e gjuhëve që për momentin është bllokuar dhe se kjo krizë a mund të sjell ligje të reja. 

Në vitin 2018 nuk janë planifikur që të ketë zgjedhje, por a është e mundur për shkak krizës me Ligjin për përdorimin e gjuhëve të kemi zgjedhje, ishte pyetja ku Kërzhallovski tha se asgjë nuk është e pamundur, por që askush nuk dëshiron të vij deri aty. 

“Asgjë nuk është e pamundur, edhe pse mendoj se askush nuk dëshiron zgjedhje, madje as VMRO-DPMNE përderisa nuk konsolidohet, e as më pak shumica parlamentare, edhe pse me logjik se do të rrisë shumicën dhe do të fitojnë aq deputet për të ndryshuar kushtetutën pa pajtueshmërinë e VMRO-DPMNE-së. Kjo mund të jetë shpatë me dy teha, për dy arsye. Gjithë konstelacioni i kontestit rreth emrit është bazuar në atë se nuk do të kemi zgjedhje, as në Maqedoni, as në Greqi këtë vit, dhe kjo jep hapsirë që të negociohet qetë që të arrihet marrëveshje, së paku deri në korrik”, thotë Kërzhallovski. 

“E dyta është efekti i Tereza Mej nga Bregzit, ku ajo vlersoi, por edhe anktetat thonin se do të fiton shumicë të konsoliduar, që të udhëheqë proceset, për pak do të rrënohej Qeveria e saj. Kështu që, në këtë situatë, nëse shkohet tani në zgjedhje, para zgjidhjes së emrit, VMRO-DPMNE mund ta shfrytëzon në favor të saj, dhe ndoshta edhe rezultatet do të ishin më të dobëta për LSDM-në në krahasim me zgjedhjet lokale, por edhe nga ato parlamentaret të vitit 2016", shprehet mes tjerash Kërzhallovski nga Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat