Edhe VMRO-ja bëhet "pik e pesë", paralajmërohet fraksion

Maqedonia

Edhe VMRO-ja bëhet "pik e pesë", paralajmërohet fraksion

Më: 12 mars 2018 Në ora: 15:31

FRODEM dhe anëtar të incijativës brendapartiake për reforma në VMRO-DPMNE, paralajmërojnë se do të veprojnë si fraksion në VMRO-DPMNE. 

Qëllimi i veprimit të tillë është siç thonë, të i ndihmohet partisë që të jetë opcioni i vërtetë dhe real, dhe jo fiktiv, që do të ketë qëndrime konkrete, principe, ideologji, dhe politikisht në një periudhë sa më të shkurtë me udhëheqësi të re të zgjedhurnë mënyrë demokratike partia të kthehet si fituese në skenën politike. 

“Arsyeja për një veprim të tillë është fakti se kjo udhëheqësi e imponuar ende është nën kthetrat e ish funksionarëve të kësaj partie, pa marrë parasysh aktrimit publik për reforma dhe demokratizim. Nga kjo ska asgjë. Dëshmi është edhe konkursi i fundit për kryetar në komitetet komunale”, thotë Lupço Aleksovski nga FRODEM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat