Qoseto përplas Qytetin e Shkupit dhe Sopishten

Maqedonia

Qoseto përplas Qytetin e Shkupit dhe Sopishten

Më: 12 mars 2018 Në ora: 15:35
Ilustrim

Këshilltarët e VMRO DPMNE-së në Sopishtë të cilët e përbëjnë shumicën e këshillit, e duan me çdo kusht përmendoren Andon Llazov Qoses në këtë Komunë. 

Për këtë çështje këshilli i Komunës do të vendos edhe një herë të mërkurën, pasi për votimin e parë kishte mosmarrëveshje mes këshilltarëve të VMRO-së dhe atij të Aleancës për shqiptarët lidhur me votën pro të këtij të fundit. 

Por pavarësisht dëshirës për të marrë përmendoren, nga qyteti i Shkupit thonë se një gjë e tillë është e pamundur. Kjo për shkak se pikërisht për këtë përmendore ka kontest gjyqësor mes kompanisë që ka ndërtuar si dhe organizatës “Lerin” e cila paraqitet si donatore e përmendores. 

Nga qyteti i Shkupit thonë se pa përfunduar procesi gjyqësor nuk mund të marrim asnjë vendim lidhur me përmendoren. 

Ndryshe një ditë më parë autoritetet filluan me largimin edhe të bazamentit ku ishte vendosur përmendorja, por për çështje teknike, rrëzimi i bazamentit është shtyre për disa ditë.

Nga Qyteti i Shkupit gjithashtu thonë se komisioni po shqyrton ligjshmërinë e të gjitha objekteve dhe përmendoreve të vendosura në kuadër të projektit “Shkupi 2014”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat