Huamarrje e re shumëmilionëshe e Maqedonisë parashihet të ndodh nesër

Maqedonia

Huamarrje e re shumëmilionëshe e Maqedonisë parashihet të ndodh nesër

Më: 12 mars 2018 Në ora: 18:49
Ilustrim

Për nesër është paraparë një huamarrje e re e Ministrisë së Financave, përmes emetimit të letrave shtetërore me vlerë, prirje e ngjashme si ajo e Qeverisë së kaluar të Nikolla Gruevskit.

Ministria e Financave do të tentojë që nesër të merr një hua prej 93 milionë euro.

Kjo është huamarrja e tretë brenda tre javësh, kur fillimisht shteti mori 56 milionë euro hua, e pastaj edhe 33 milionë euro tjera.

Planifikohet ankandi i letrave trevjeçare me vlerë, pa klauzolë devizore, pastaj letra dyvjeçare me vlerë, pa klauzolëë devizore, si edhe letra dymbëdhjetëmujore me vlerë, pa klauzolë devizore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat