I akuzuari i PSP-së, Sead Koçan viziton Qeverinë e Maqedonisë, nuk dihet përse

Maqedonia

I akuzuari i PSP-së, Sead Koçan viziton Qeverinë e Maqedonisë, nuk dihet përse

Më: 12 mars 2018 Në ora: 18:51
Sead Koçan

Një i akuzuar i Prokurorisë Speciale Publike (PSP), është parë të futet në ndërtesën e Qeverisë së Maqedonisë, bën të ditur portali “a1on”.

Bëhet fjalë për afaristin Sead Koçan, i cili është i përfshirë në lëndën “Trust”, që ka të bëjë me përfitim të 17 milionë eurove, përmes tenderëve nga SHA Elem.

Nga Qeveria kanë deklaruar se nuk kanë dijeni se për çfarë arsye mundet që Koçan ta ketë vizituar Qeverinë, apo me kë është takuar.

Përndryshe, një periudhë jo shumë të gjatë, Koçan tentoi që t’i ikë drejtësisë, u arratis, por pastaj u gjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat