17 OJQ dhe komuna të Maqedonisë përfituan grante për mbrojte të natyrës

Maqedonia

17 OJQ dhe komuna të Maqedonisë përfituan grante për mbrojte të natyrës

Më: 12 mars 2018 Në ora: 18:52
Ilustrim

Nga 50 mijë e deri më 100 mijë euro grante do të jepen për 17 komuna dhe organizata qytetare për projekte për mbrojtje të natyrës.

Me realizimin e këtyre projekteve duhet që të përmirësohet mbrojtja e natyrës dhe përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore.

Nga 79 aplikimet e dorëzuara, Komisioni për vlerës i ka përzgjedhr komunat e Kavadarit, Gostivarit, Prilepit, Qendrën, për promovimin e praktikave bujqësore të qëndrueshme dhe për zhvillim rural (CEPROSARD).

Nga organizatat janë përzgjedhur Mileukontakt Maqedonia, Shoqata për zhvillim lokal dhe rural, Kocka, Qendra e vëzhguesve Kërste Jon, Ursus Speleos, Burimi, Elipas Kumanovë, Natyra Nova, Eko Svest, Eko Turizmi 2016, shoqata gjuetare Tikveshia, Projekti i kaltërt dhe Fondacioni Ballkanik për zhvillim të qëndrueshëm.

Grantet jepen në kuadër të Programit për përmirësimin e menaxhimit me rajonet e mbrojtura, që ka vlerë prej katër milionë euro dhe financohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa zbatohet nga Programi për zhvillim i OKB-së (USAID), në partneritet me Ministrinë për mjedis jetëosr dhe planifikim hapësinor.

Ngrante nga 200 mijë e deri më 400 mijë do të jepen për parqet kombëtare të Pelisterit, Galiçicës, Mavrovës, Liqeneve të Ohrit, Dojranit e Prespës, rezervatit Jasen dhe kanionit Matka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat