Muhamed Zekiri: Koha e kapadahive të BDI ka mbaruar

Maqedonia

Muhamed Zekiri: Koha e kapadahive të BDI ka mbaruar

Më: 12 mars 2018 Në ora: 19:51
Muhamed Zeqiri

Nënkryetari dhe deputeti i Lidhjes socialdemokrate në pushtet, Muhamed Zeqiri, në një intervistë për Almakos ka folur për sfidat në Kuvend për rivotimin e ligjit për përdorimin e gjyhëve, i cili ndieshëm zgjeron përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet e shtetit.

Zeqiri ka hedhur poshtë akuzat e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, se deputetët e LSDM janë bërë pishman për ligjin e gjuhëve. “Ne ligjin e gjuhëve e kemi votuar dy herë dhe do ta votojmë edhe herën e tret, por kjo duhet të bëhet duke respektuar Rregulloren e Kuvendit”, ka thënë ndër të tjera Zeqiri.

Ai thotë se ligji nuk do të korigjohet për ta kënaqur partinë opozitare maqedone VMRO-DPMNE sepse janë të bindur se ai është konform Kushtetutës.

Duke komentuar sjelljen e dhunshme e funksionarëve të BDI, të cilët janë pjesë e qeverisë aktuale, Zeqiri thotë se koha e kapadihive ka mbaruar dhe secili që shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi.

Sipas tij, shqiptarët brenda strukturave të LSDM, nuk po margjinalizohen dhe nuk shikohen me animozitet, por po forcojnë pozitën e tyre brenda partisë. “Shqiptarët në LSDM nuk janë marioneta për një përdorim”, thotë nënkryetari i LSDM.

Lidhur me bisedimet për çështjen e emrit Zeqiri ka theksuar se LSDM kërkon zgjidhjen e kësaj çështje për të mundësuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat