Analisti politik Aleksandar Krzhallovski theksoi se nëse do të mbaheshin zgjedhje të parakohshme LSDM do të pësonte rezultat të keq. Ai këtë e ka theksuar në emisionin “360 shkallë”.
“Nëse shkohet tani në zgjedhje, edhe ate para zgjidhjes së emrit, VMRO-DPMNE do të shfrytëzojë këtë në favor të saj dhe se ndoshta është e mundur që rezultatet të jenë më të këqija për LSDM-së, sigurisht se nga ato lokale, por më të këqija se edhe ato të zgjedhje parlamentare të 2016”, ka theksuar Krzhallovski që është drejtori i parë ekzekutiv i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar.
Sipas tij, BDI shpreson të përmirësoj rezultatin që ka pasur, por megjithatë me moszgjidhjen e gjuhës këtë do ta shfrytëzojnë partitë e tjera. Krzhallovski thotë se nuk pritet të ketë gjatë këtij viti zgjedhje të parakohshme.