Nikollov: Ligji i Gjuhëve nuk do të votohet me forcë

Maqedonia

Nikollov: Ligji i Gjuhëve nuk do të votohet me forcë

Më: 12 mars 2018 Në ora: 21:47
Igor Nikollov

Kryeministri Zaev, pret që këtë javë të mbyllet çështja për Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Sipas tij, debati është hapur më shumë se 9 muaj ndërsa të gjithë aktorët relevant në shoqëri e kanë treguan mendimin e tyre në lidhje me këtë ligj.

Zaev thotë se deputetët e shumicës kanë dhënë edhe një javë si mundësi për dialog, me qëllim që të gjendet zgjidhje e pranueshme për opozitën.

Kështu nuk mendojnë nga partia opozitare VMRO-DPMNE, nga kjo parti presin që procedura parlamentare të respektohet deri në fund dhe se ligji nuk do të miratohet me forcë, thotë Igor Nikollov, anëtar i Komitetit qendror i kësaj partie.

“Shpresoj se do të mbizotërojë ndërgjegjja mes deputetëve të LSDM-së dhe se të gjithë nuk do të mendojnë njëjtë dhe të votojnë diçka e cila është e qartë, se bëhet fjalë për gjendje e cila është shantazh”, tha Nikollov.

Nesër sipas paralajmërimeve të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, do të ketë koordinim me grupet e deputetëve dhe atëherë do të jetë më e qartë se kur do të mbahet seancë plenare, vazhdimi i së cilës duhej të mbahej të martën e kaluar. BDI-ja nuk heq dorë nga qëndrimi se nuk duhet të hapet debat për amendamentet, ndërsa LSDM-ja edhe pse e mbështet Ligjin, vlerëson se me amendamentet duhet të veprohet sipas Rregullores së Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat