Seanca gjyqësore për lëndët “Tenderët” dhe “Shuplakat”, para gjyqit dalin Gruevski, Janakieski, Rangellova, Milevska

Maqedonia

Seanca gjyqësore për lëndët “Tenderët” dhe “Shuplakat”, para gjyqit dalin Gruevski, Janakieski, Rangellova, Milevska

Më: 13 mars 2018 Në ora: 09:01
Ilustrim

Sot vazhdojnë seancat për të akuzuarit e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) në lëndët “Tenderët” dhe “Shuplakat”.

Në lëndën “Tenderët” e akuzuar është ish-ministresha Elizabeta Kançeska-Milevska, e cila dyshohet për keqpërdorime në punët ndërtimore në Muzeun e OBRM-së, si pjesë e projektit “Shkupi 2014”.

Në lëndë “Shuplakat”, të akuzuar janë ish-funksionarët, Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe deputetja e OBRM-PDUKM-së, Daniela Rangellova, përfshi nëntë persona tjerë.

Ata dyshohen për nxitje të dhunës në protestat para komunës Qendër, në vitin 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat