Lëvizja Besa reagon për situatën në Ministrinë e Kulturës

Maqedonia

Lëvizja Besa reagon për situatën në Ministrinë e Kulturës

Më: 13 mars 2018 Në ora: 11:21
Lëvizja Besa

Edhe pse, ditë më parë, Lëvizja BESA reagoi ndaj diskriminimit që po u bëhen shqiptarëve dhe të tjerëve në Ministrinë e Kulturës, sepse në konkursin e hapur kusht për punësim ishte përkatësia etnike dhe jo profesionalizmi, kjo ministria – përkundër kundër-reagimit – nuk ofroi asnjë shembull kur në konkurs të tillë është parashikuar të punësohet një shqiptar ose një pjesëtar i një etnie tjetër, reagon Lëvizja BESA, krahu i Afrim Gashit.

“Prandaj, Lëvizja BESA edhe një herë thekson se ky standard skandaloz duhet të marrë fund sa më parë dhe, bashkë me të, të përfundojë edhe avazi i diskriminimit të shqiptarëve nga kjo ministri. BESA përsërit se ky konkurs duhet të anulohet ose të ndryshojnë kushtet e pranimit të nëpunësve shtetërorë, duke mos e specifikuar etninë, por vetëm njohjen e gjuhëve, sepse kjo e pamundëson garën e barabartë të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë për vend pune. Nëse edhe kësaj here reagimi jonë mbulohet me sqarime terciare dhe nuk merren masa për korrigjimin e kësaj praktike dhe ofrimin e kushteve të barabarta për punësim, atëherë mund të përfundojmë se kjo ministri nuk është pjesë e reformave, porse është e angazhuar në vazhdimin e diskriminim”, theksohet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat