Shilegov: Sopishtja nuk mund ta marrë Qoseton

Maqedonia

Shilegov: Sopishtja nuk mund ta marrë Qoseton

Më: 13 mars 2018 Në ora: 17:01
Petre Shilegov

Autoritetet e Qytetit të Shkupit larguan përfundimisht bazamentin e përmendores së Qosetos që ishte vendosur para Gjykatës Shkupi 2. Edhepse Këshilli i Komunës së Sopishtës për nesër ka caktuar seancë për të kërkuar përmendoren e Qosetos, kreu i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov tha se Qoseto është në procedurë gjyqësore dhe se për këtë arsye askush nuk mund ta merr atë. I pari i Shkupit Shilegov gjithashtu paralajmëroi se komisioni i ngritur për projektin “Shkupi 2014”, po merret me shqyrtimin e ligjshmërisë edhe të 14 përmendoreve tjera.

Qosetoja është nën posedim të një shoqate dhe është lëndë e procesit gjyqësorë për shkak se ajo shoqatë nuk e ka paguar atë përmendore. Ashtu që nuk është nën pronësi të qytetit që i njëjti të ia ndajë dikujt përmendoren. Thashë edhe herën tjetër që Sopishtja mund të dëshiron çfarë të dojë gjethegjatë duhet të ekzistojë rend se kush dhe ku mund të fitojë mjete të tilla. Përmendorja nuk është nën pronësi të qytetit të Shkupit, ndërsa Sopishta as që ka të drejtë që të kërkoj nga Qyteti i Shkupit që ti ndahet e njëjta – tha Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat