Raportimi i “AKMIS-it”, prapa dyerve të mbyllura

Maqedonia

Raportimi i “AKMIS-it”, prapa dyerve të mbyllura

Më: 14 mars 2018 Në ora: 16:19
Ilustrim

Thuajse tre muaj Këshilli Gjyqësor assesi të ndërmerr hap konkret dhe të vendos nëse ka elemente për shkarkimin e pesë gjykatësve suprem në krye me Jovo Vangelovskin të cilët nga paraburgimi e liruan biznesmenin Sead Koçan. Këshilli sot përjashtoi opinionin nga diskutimi rreth kësaj pike. Kryetari Zoran Karaxhovski sqaroi se për një pjesë të parashtresave për shkarkim ka vendim për atë nëse janë të lejuara, por nuk tregoi emra të gjykatësve.

"Gjithnjë të njëjtën do t’ua përsëris, Vangelovski nuk mund të jetë i pranishëm nëse është në përpunim lënda ku është dorëzuar kërkesë për përgjegjësinë e tij, kjo është shumë e qartë dhe normale", tha Zoran Karaxhovski, kryetar i i Gjykatës Supreme.

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor vendosën që gazetarët të mos e ndjekin as debatin për raportin e Ministrisë së Drejtësisë për abuzimin e sistemit AKMIS në gjykata, ndonëse Karaxhovski me këmbëngulje pohon se në raport nuk ka elemente të veprimit të paligjshëm të krerëve të Gjykatës Supreme dhe asaj Penale.

"E dini që aty ka vetëm udhëzime të përgjithshme, se ka parregullsi eventuale. Do të thotë, thënë nga aspekti gjyqësor, në atë raport nuk ka asnjë provë se dikush mund të thirret në përgjegjësi", u shpreh Zoran Karaxhovski,  kryetar i i Gjykatës Supreme.

Këshilli gjyqësor në seancën e sotme nuk zgjodhi as kryetar të Gjykatës së Apelit/ Shkup. Për ushtrues detyre kryetar u emërua Lidija Dimçevska, ndërsa të gjithë kandidatët e paraqitur për këtë post, do t’i nënshtrohen vlerësimit të jashtëzakonshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat