Nikolla Gruevski nuk komenton incidentin me Talat Xhaferin, injoron gazetarët

Maqedonia

Nikolla Gruevski nuk komenton incidentin me Talat Xhaferin, injoron gazetarët

Më: 14 mars 2018 Në ora: 19:26
Nikolla Gruevski me Talat Xhaferin

Pas disa shtyrjeve dhe debateve të gjata për Ligjin e gjuhëve, sot i njëjti është miratuar nga deputetët e shumicës parlamentare.

Edhe pse pati tentime për të penguar procesin e votimit, sot në fund të seancës nga 64 vota të deputetëve Ligji i gjuhëve kaloi për herë të tretë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pas përfundimit të seancës ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili edhe u përplas verbalisht me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, është kapur nga kamerat duke lëshuar sallën e Kuvendit dhe nuk ka dhënë asnjë koment për rrjedhën e seancës dhe incidentet e shkaktuara.

Ndërkohë nga partia maqedonase në pushtet – LSDM, akuzuan se pas gjitha bllokimeve dhe incidenteve të shkaktuara qëndron pikërisht ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Nga ana tjetër kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, pas miratimit të Ligjit në konferencë për shtyp tha se nuk lejoi që sot të përsëritet edhe një herë 27 prilli i vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat