Anketë e re, Ali Ahmeti lideri më i fuqishëm në Maqedoni

Maqedonia

Anketë e re, Ali Ahmeti lideri më i fuqishëm në Maqedoni

Më: 14 mars 2018 Në ora: 20:21
Ali Ahmeti

Qendra për Hulumtim dhe Komunikim Politik (CRCP), për nevojat e një organizate ndërkombëtare që vepron në Maqedoni ,gjatë periudhës 25 Shkurt- 2 Mars 2018 ka realizuar një hulumtim të opinionit publik mbi këto tema:

1. Gatishmëria e qytetarëve maqedonas për të pranuar zgjidhjen e ofruar nga Qeveria rreth bisedimeve për emrin me Greqinë,
2. Integrimin e Maqedonisë në NATO, dhe
3. Përkrahjen e partive politike.

Anketa është realizuar me anketues/kampion të rastësishëm në numër total prej (1081) personash. Anketa është shtrirë në pesë qytetet më të mëdhaja të vendit: Shkup, Strumicë, Tetovë, Gostivar, dhe Manastir. QHKP ka përdorur metodologji të veçantë për zonat dhe komunat, në të cilat shqiptarët janë shumicë, me qellim të arritjes së saktësisë dhe probabilitetit më të lartë, ndërsa mostra është stratifikuar për të ruajtur përfaqësimin e popullatës në komuna dhe njësi zgjedhore aty ku shqiptarët dominojnë. Në këtë mostër janë ruajtur specifikat karakteristike të popullatës, siç janë: gjinia, mosha, arsimi dhe vendbanimi rural/urban, duke e përcjellë edhe shpërndarjen gjeografike të të gjithë popullatës”, thonë nga QHKP

Në bazë të rezultateve të dalura nga pyetësorët dhe pëpunimi i të dhënave me SPSS, në pyetjen që flet për gatishmërinë e qytetarëve maqedonas për të pranuar propozimin e Qeverisë për ndryshim eventual të emrit të shtetit, 54,97% e të anketuarve do të pranonin ndryshimin eventual të emrit, kurse 27,5 përqind e të anketuarve nuk janë të gatshëm të pranojnë ndryshimin e emrit të shtetit dhe 17,53 përqind e të anketuarve nuk deklarohen.

Ndërkaq në pyetjen e njëjtë dallimet në baza etnike janë edhe më të theksuara. 38,1 përqind e maqedonasve do të pranonin ndryshimin e emrit, ndërsa 49,25% e tyre e kundërshtojnë atë. Kurse te të anketuarit shqiptarë 63 përqind do të pranonin ndryshim të emrit, kurse vetëm 12,8 përqind nuk pranojnë ndryshimin e emrit.

Sa jeni të gatshëm të pranoni propozimin për ndryshimin eventual të emrit të shtetit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat