Analisti del kundër miratimit të ligjit për gjuhen shqipe: U bënë pazare

Maqedonia

Analisti del kundër miratimit të ligjit për gjuhen shqipe: U bënë pazare

Nga: A.M. Më: 14 mars 2018 Në ora: 21:43
Nijazi Muhamedi

Sot në Kuvendin e Maqedonisë është votuar ligji për përdorimin e gjuhës shqipe në këtë shtet.

Por, njohësi i çështjeve politike Nijazi Muhamedi ka dal kundër këtij ligji pasi që ky ligj ka prapavijë anti shqiptar dhe se ky ligj është shkruar nga VMRO e LSDM.

Muhamedi ka thënë se kjo seancë është komedia më poshtëruese që përmes figurave politike shqipfolëse  që nderin e shqipes dhe të shqiptareve e kanë bërë plaçkë të pistë pazaresh.

Postimi i plotë:

TEATRI I TURPSHEM I POSHTERIMIT GJITHESHQIPTAR..!

TEATRI poshterues ndaj shqiptareve rreth votimit te nje ligjposhtnimi te gjuheve si ky sot me pazarxhinjte e ndyre te dinjitetit shqiptar, ligj te cilin e kane shkruar germe per germe VMRO dhe LSDM ;dhe i "lexuar" shkeleshko per pazare kolltuqesh nga matrahule partiake, kurse pazarxhinjte e dinjitetit shqiptar nga Viti 2001 e deri ne keto seanca parlamentare kane zbatuar Ligjin per mbrojtjen dhe perdorimin e gjuhes se vetme zyrtare-maqedonishtes,ka prapavije te thelle antishqiptare,si ne teksturen politike-juridike neper te cilen eshte endur poshterimi i dinjitetit te gjuhes shqipe dhe i popullit shqiptar qe e flet ate,ashtu edhe ne aspektin gjeopolitik per t'ia leshuar ne OKB territorialitetin gjuhesor shqiptar projektit pansllavist serbo-maqedono-bullgar nga Kosova,ne Maqedonine veri-perendimore dhe gjer ne Shqiperi.
Kjo seance ,prandaj, eshte komedia me poshteruese qe permes figurinave politike shqipfolese,qe nderin e shqipes dhe te shqiptareve e kane bere placke te piste pazaresh,perben nje turp te padurueshem gjithe shqiptar dhe degradon keqazi ndjenjen per dinjitet kolektiv kombetar si dhe mosaftesine shtetformuese dhe godet turpshem edhe dinjitetin e shtetit shqiptar pas 106 vjet ekzistimi..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat