Sot skadon afati për paraqitjen e tatimeve

Maqedonia

Sot skadon afati për paraqitjen e tatimeve

Më: 15 mars 2018 Në ora: 09:14
Ilustrim

Sot është dita e fundit për paraqitje të tatimit vjetor për persona fizik, ndërsa priten edhe rreth 100 mijë qytetarë ta përmbushin detyrimin e tyrek.

Ky është viti i fundit që qytetarët janë të obliguar vetë t’i paraqesin të hyrat e tyre për tatim, sepse nga viti i ardhshëm fletëparaqitjet do t’i plotësojë në mënyrë direkte DAP-i, ndërsa obligim i vetëm i qytetarëve do të jetë konfirmimi për të njëjtat.

Nga gjithsej 334 mijë e 360 qytetarë që kanë deklaruar të ardhurat e tyre vjetore, vetëm 1.725 prej tyre kanë shfrytëzuar aplikimin elektronik. Për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve deklarimi i të ardhurave mund të bëhet edhe në Komunën Qendër, Gjorçe Petrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat