Pranvera e Dinjitetit, Lika: Lufta sot bëhet politikisht në kuvend

Maqedonia

Pranvera e Dinjitetit, Lika: Lufta sot bëhet politikisht në kuvend

Më: 15 mars 2018 Në ora: 09:33
Ilustrim


Pranvera e Dinjitetit për 17 vite me radhë kujton dëshmorët e rënë për atdhe si dhe krismën e parë në këto vise kundër atyre që mohonin dhe mohojnë dhe sot të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

Hazbi Lika, ish-komandanti i Brigadës 112 “Mujdin Aliu”, u shpreh se ky vend është po aq i shqiptarëve sa edhe i të tjerëve dhe gjithnjë do të luftohet për realizimin e të drejtave të mohuara. Lufta sot, sipas tij, bëhet politikisht në kuvend ku pritet të kalojë Ligji për gjuhët.
 
“Ky vend është, ka qenë dhe do të jetë i joni dhe për këtë vend do të luftojmë prapë deri sa mos na kërcënojë asgjë në të ardhmen. Ligji i gjuhës, i cili me shumë vështirësi po arrin të gjejë përfundimisht miratimin e tij dhe shpresojmë që sot ai ligj të miratohet dhe të gëzojnë shqiptarët, gjeneratat e reja të flasin gjuhën e tyre dhe të shërbehen me gjuhën e tyre”,- tha ish-komandanti i Brigadës 112 “Mujdin Aliu”, Hazbi Lika.
 
Edhe për ish-komandantin e Brigadës 115, Rafiz Haliti, lufta politike vazhdon për sa kohë që ka njerëz që protestojnë për të mohuar të drejtat e shqiptarëve.
 
“Lufta e 2001-it, djemtë që kapën në dorë pushkën, ia kthyen dinjitetin e nëpërkëmbë kësaj popullatë në RM. Ata që protestojnë rrugëve kundër gjuhës shqipe për mua ata kanë qenë dhe ngelin shovinistë të cilët nuk ia duanë të mirën RM-së. Zyrtarizimi i gjuhës shqipe në RM nuk rrezikon ardhmërinë këtij shteti, përkundërti, forcon stabilitetin e RM-së”,- theksoi ish-komandanti i Brigadës 115, Rafiz Aliti.
 
Edhe kreu i ShVL-UÇK-së, Fazli Veliu, përkujtoi sakrificën e dëshmorëve dhe kujtoi se amaneti i tyre duhet vazhduar.
 
Bashkëluftëtarë të shumtë nga vendi, Kosova e Shqipëria,  familjarë të dëshmorëve, personalitete lokale e qendrore dhe qytetarë të shumtë bënë homazhe edhe në varrezat e dëshmorëve, duke shprehur mirënjohje të thellë për bijtë dhe bijat më të mirë të kombit që u flijuan për liri e barazi.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat