Llazarova Trajkovska: Ivanov duhet të nënshkruaj dekretin e ligjit për gjuhët

Maqedonia

Llazarova Trajkovska: Ivanov duhet të nënshkruaj dekretin e ligjit për gjuhët

Më: 15 mars 2018 Në ora: 15:08
Mirjana Llazarova Trajkovska

Ish gjykatësja e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut Mirjana Llazarova Trajkovska ka deklaruar se çështja se a do ta nënshkruaj presidenti Gjorge Ivanov dekretin e Ligjit për gjuhët është vendim që duhet ai vetë ta marrë, por në këtë fazë nuk po bëhet fjalë për dëshira por për obligime.

"Vendimin i presidentit është vendim i tij, megjithatë në pajtueshmëri me ligjin dhe Kushtetutën, para se gjithash me Kushtetutën, në këtë fazë bëhet fjalë për obligim jo për dëshirë se a do ta nënshkruaj apo jo dekretin e ligjit për gjuhët. Kur për herë të dytë ligjin e miraton Parlamenti presidenti obligohet që ta nënshkruaj dekretin për të njëjtin", deklaroi Llazarova Trajkovska, e cila është edhe ish-gjyqëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas saj, në një situatë të këtill ligji duhet të shkon në Gjykatën Kushtetuese dhe ai të jap vlerësimin e tij jo vetëm në aspekt të kushtetueshmërisë por edhe për kualitetin e normave të vetë ligjit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat