Kadriu: Nëse Ivanovi nuk e nënshkruan ligjin atëherë ja si duhet të veprohet

Maqedonia

Kadriu: Nëse Ivanovi nuk e nënshkruan ligjin atëherë ja si duhet të veprohet

Më: 15 mars 2018 Në ora: 16:40
Osman Kadriu

Gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese Osman Kadriu vlerëson se në pajtueshmëri me Kushtetutën, presidenti i shtetit Gjorge Ivanov është i obliguar të nënshkruaj dekretin e ligjit të gjuhëve, për arsye se ai njëherë e ka shfrytëzuar të drejtën e vetos për të njëjtin ligj.

Nuk është ne rregull që nga ky pozicion që kam të them se a është ligji Kushtetues ose jo. Së pari, ligji duhet të bëhet i plotfuqishëm dhe të shpallet në “Gazetën Zyrtare”. Më pas, duhet të presim nëse deri te Gjykata Kushtetuese do të ngritët ndonjë iniciativë për të vlerësuar kushtetutshmërinë e ligjit. E njëjta parashtresë do të shqyrtohet në mënyrë shumë profesionale dhe Kushtetuese. Në fund Gjykata do të merr një vendim të bazuar mbi normat dhe aktet Kushtetuese – deklaroi Osman Kadriu, gjykatës në Gjykatën Kushtetuese.

Këto komente Kadriu i bëri gjatë qëndrimit të tij në Kuvend, ku po merrte pjesë në konferencën për reforma në gjyqësor. Ai vlerëson se pasi që ligji është miratuar në lexim të tretë dhe Presidenti i Republikës së Maqedonisë njëherë e ka shfrytëzuar të drejtën e vetos, tani ai është i obliguar ta nënshkruaj dekretin e ligjit të gjuhëve.

Në rast se kjo nuk ndodh, dhe presidenti nuk e nënshkruan dekretin, Osmani vlerëson se zgjidhja duhet të kërkohet në normat Kushtetuese, Ligjin për Parlamentin dhe Rregullores për punën e Parlamentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat